Afrona Dika është fejuar! Bukuroshja e njohur e ka zbuluar vetë këtë lajm të bukur, duke treguar se është fejuar me partnerin e saj të ri dhe se është e lumtur.
Në një intervistë të fundit, Afrona u shpreh se ndihet e përmbushur pranë të fejuarit të saj, megjithatë ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e tij për arsye private.
“Dua ta mbaj lidhjen private, sepse dua ta ruaj marrëdhënien tonë dhe ta mbroj atë si person publik,” tha Afrona, duke theksuar dëshirën për të jetuar këtë kapitull të ri larg vëmendjes mediatike.
Ajo shtoi se preferon ta mbajë jetën e saj sentimentale larg syrit të publikut, me qëllim që të ndërtojë një marrëdhënie të qetë dhe të shëndetshme. Sipas saj, është e rëndësishme të shijojë çdo moment të kësaj periudhe pa presionin e famës.
Gjatë intervistës, Afrona zbuloi edhe disa detaje për partnerin që i ka rrëmbyer zemrën, si dhe për planet që ka për të ardhmen, duke përfshirë dëshirën për të krijuar një familje. Edhe pse nuk ka dhënë ende informacione rreth dasmës, ajo la të kuptohet se është e gatshme të hedhë hapa të rëndësishëm në jetën e saj private.








