Aktori i njohur Agron Llakaj, gjatë një interviste në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ndau një histori të veçantë lidhur me humoristin Bes Kallaku.
Agroni tregoi se kur Besi ishte ende adoleshent, rreth moshës 16-17 vjeç, kishte marrë pjesë në një konkurs talentesh pjesë e të cilit ishte dhe Agroni.
Por, për shkak të distancës nga shtëpia në Fushë-Krujë deri në Tiranë, ai kujtoi se Besi shpesh flinte mbi tavolinën e punës. Ky moment, sipas Llakajt, tregonte vendosmërinë dhe përkushtimin e madh të Kallakut në ndjekjen e ëndrrës së tij.
Sot, Agroni shprehet i lumtur dhe krenar për rrugëtimin dhe arritjet e Besit, duke e vlerësuar atëqappapp si një nga humoristët më të spikatur të brezit të tij.








