Agron Llakaj feston sot ditëlindjen e tij. Përmes një postimi në Instagram, Donaldi ka zgjedhur ta urojë njeriun për të cilin ka treguar gjithmonë një mirënjohje të madhe.
“Edhe 100 vjeç mjeshtër, të dua shumë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Donaldi së bashku me Romeon e kanë nisur eksperiencën si aktor humori në “Al Pazar”, me Agronin.
Edhe kur Donaldi u bë pjesë e “Big Brother Vip”, nuk mungoi prezenca e Llakaj në spektakël, duke dhuruar kështu për audiencën një takim shumë emocionues./revistawho.com









