Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Agron Llakaj i tërheq vëmendjen Bujar Nishanit: Ke harruar…

14/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Agron Llakaj i tërheq vëmendjen Bujar Nishanit: Ke harruar…

Pas vlerësimeve të shpërndara dje për shumë prej artistëve të njohur shqiptarë nga Presidenti i Republikës, ka reaguar sot përmes një statusi në “Facebook” drejtori i “Al Pazar”, Agron Llakaj, i cili fton Bujar Nishanin të nderojë edhe një tjetër artist…





I nderuar Zoti President i Republikës! Shkëlqesi Bujar Nishani! Lexova me kënaqësi vleresimin Tuaj në largim, për shumë emra të mëdhenj të skenës, ekranit, por jo vetëm. Tituj që shprehin vlerësimin për punën e çdokujt, kontributin dhe investimin njerëzor dhe profesional në shërbim të publikut, për ta bërë këtë jetë të zymtë me më shumë besim, se gjërat e bukura në jetë nuk ndodhen vetëm në art. Art i cili udhëheq shoqërinë, emancipon, edukon dhe argëton. Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlëresuar nga Ju…, më lejoni t’ju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqiperi dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës. Ai është humoristi Behar Mera, me dhjetra vite në skenë, qindra personazhe dhe karaktere që sot i keni dhe i gjeni rëndomë në Youtube me shumë e shumë klikime. Një personalitet i padiskutueshëm i humorit, një partner po kaq dinjitoz, nuk ka njeri të mos ketë marrë buzëqeshjen dhe të qeshurën nga loja e Behar Merës. Prej 5 vitesh në “Al Pazar Shoë”, ka prodhuar dhe punuar sa per 100 vite së bashku të një trupë profesioniste estrade. Zoti President, si artist i humorit, por edhe si partner dhe mik i Behar Merës, ju sjell thjesht në vëmendje, vlerësimi për Beharin është vlerësim edhe për Ju! Natyrisht, Ai është Mjeshtër i Madh, se e ka fituar me lojën dhe interpretimet e tij, ka dashurinë e publikut që është rritur dhe e ka rritur gjatë gjithë karrierës së tij. Zoti President, duke ju uruar punë të mbarë, por edhe rrugë të mbarë, mbetem në pritje të korrigjimit të kësaj ‘harrese’. Me respekt dhe konsideratë të lartë! Agron Llakaj. / revistawho.com


Tags: Agron LlakajBehar MeraBujar NishaniMjeshter i madh
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
De Biazi përlotet teksa lexon letrën e dorëheqjes: Asgjë nuk e shkëput lidhjen time me kombin tonë

De Biazi përlotet teksa lexon letrën e dorëheqjes: Asgjë nuk e shkëput lidhjen time me kombin tonë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera