Në ZëmeMirë Podcast, Adelina Ismaili bëri një rrëfim jete. Foli për nënën, për Valin, për famën, për bukurinë e jetës dhe vështirësitë e saj.
Një nga historitë e bukura që tregoi ishte ajo e njohjes me Valin. Prej më shumë se 15 vitesh bashkë, Adelina tregoi se çfarë pëlqeu tek ai ditën e parë që e takoi, si e puthi ajo e para në faqe, e ai pastaj në buzë. Një temë kjo për të cilën sot shpesh bëjnë humor me njëri-tjetrin.
“Vali është aty ku fillon dashuria, aty ku kam njohur dashurinë e vërtetë. Unë kisha bashkëpunim me disa njerëz, kisha përzgjedhur disa njerëz dhe nuk dilja nga bashkëpunimi me ta kur erdhi mami tha: është një club i ri një Zvicër. Jo, as që bëhet fjalë i thashë. Hajt shikoje. I dërgova edhe një email, ishin diku 23 kërkesa që duhet të m’i plotësonte, për të marrë pjesë në clubin e tij. Ma ktheu një: Okay u bë. Ika dy javë përpara. Aty takova e pashë, m’u duk i bukur, e para gjë që më ra në sy ishte bukuria fizike dhe unë gjithmonë them që e kam puthur e para. Edhe një ditë më tha, pse po thua në intervista, që me ke puth e para . I thashë se të kam puthur. Po në faqe më ke puthur. Po llogaritet ajo. Pastaj ky pas performancës më kishte pritur pas skenës dhe më puthi në buzë. A je normal i thashë, apo do…fillova unë e forta e Prishtinës”, tha Adelina.
Podcastin e plotë e dëgjoni më poshtë: