Ajo vdiq për shkak të një puthje alergjike që i dha i dashuri i saj. Kjo është historia e trishtuar e 20 vjeçares kanadeze Myriam Lemay-Ducre, që pavarësisht se ishte në dijeni të alergjisë së saj ndaj kikirikëve nuk e dinte se djali i ri sapo kishte ngrënë një përmbajtje të tillë.
Vajza në fakt kishte filluar të shoqërohej kohët e fundit me djalin e ri dhe për këtë arsye nuk i kishte zbuluar atij problematikën e saj dhe të dy janë puthur pasi djali kishte konsumuar gjalpë kikiriku e cila do të sillte pasoja fatale për 20 vjeçaren.
Myriam Ducre-Lemay vdiq katër vjet më parë në Montreal, por historia e saj është treguar vetëm tani nga nëna e saj e cila dëshiron që t’i bëjë apel të gjithë njerëzve alergjikë që të mos e mbajnë të fshehtë problemin e tyre i cili më pas mund të sjellë pasoja vërtet të rënda.
Ngjarja mes dy të rinjve kishte ndodhur pasi ata ishin kthyer në shtëpi pas një parti kur i riu vendosi që të konsumonte një sanduiç të shoqëruar me gjalpë kikiriku. Menjëherë pas kësaj ai puthi vajzën, pa i thënë asaj atë që ai hëngri, sepse nuk e dinte për alergjinë e saj.
Menjëherë pas kësaj Myriam filloi të ndihej keq dhe të alarmuan lajmëruan ambulancën për ta dërguar në spital, por gjithçka ishte e kotë. 20 vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.








