Ajola Xoxa e ka festuar ditëlindjen me një foto të hershme të fëmijërisë së saj të publikuar në llogarinë në ‘Instagram’.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto të saj ku duket me flokët e errët, buzëqeshjen që e karakterizon edhe sot në fytyrë e duart kryq, teksa hijeshinë e plotë ia ka lënë fustanit me jakën e bardhë. Çfarë bie në sy është thjeshtësia, detaj ky që e karakterizon edhe sot Ajolën si një vajzë tejet minimaliste dhe elegante në sjellje dhe pamje./revistawho.com