Ajola Xoxa është vënë së fundmi sërish në qendër të mediave për projektin e ri ku u shfaq si regjizore, klipi më i fundit i Alban Skënderaj. “Kush ta ndien ty aromën” quhet kënga që po pëlqehet shumë.
Por ata që duan të bëjnë thashethene nuk po rrinë të qetë. Një prej tyre ka gjetur mënyrën për t’i kujtuar asaj një thashethem të largët sipas të cilit, Ajola ka qenë e lidhur me Kastro Zizon.
Xoxa përfitoi nga ky rast për t’i dhënë një shpjegim njëherë e mirë kësaj teme.
“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetem qe nuk e kam patur KURRE te dashur, por as qe nuk kam dale ndonjehere me te, e as qe nuk e kemi pelqyer ndonjehere njeri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qene ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por ne klasa paralele, pra te ndryshme. Te vetmet gjera qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikes dhe muzika (kur isha ne gjimnaz kendoja edhe une, nderkohe Kastro me mikun e tij te ngushte Renin paten formuar grupin « 2Farm », qe u be shume i famshem ne ate kohe, dhe me paten kerkuar te kendoj nje kenge me ta. Kenga u regjistrua ne studio, por une nuk dola kurre ne skene me ta, sepse me pas u largova per studime jashte Shqiperise). Keshtu qe edhe pse kemi 20 vite qe njihemi, thjesht e pershendesim njeri tjetrin me respekt, kaq,” ka shpeguar ajo.
Gjithçka ka nisur disa vjet më parë kur Kastro botoi një tufë fotosh nga koha e gjimnazit, ku Ajola ishte një ndër vajzat. Por kaq mjafton të të fusë në rrjetin e thashethemeve dhe Ajola nuk është nga ato që shmang përgjigjet, siç bëjnë shumica./revistawho.com