Lidhur me ngjarjen e rëndë që trondit Francën dhe të gjithë botën ditën e djeshme, kanë reaguar shumë personazhe të njohur përmes rrjeteve sociale. Një prej tyre është edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “A është urrjetja më e fortë se dashuria”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në “Instagram”. Dihet që Ajola ka një afeksion të veçantë për Parisin. Ajo ka studiuar atje dhe po atje ka takuar për herë të parë dashurinë. Ajola dhe Erioni janë takuar për herë të parë në vitin 2005 në Cafe Sant Michelle.