Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ajola Xoxa rrëfen kërkesën e fundit të babait të saj pak para së të ndërronte jetë

13/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ajola Xoxa rrëfen kërkesën e fundit të babait të saj pak para së të ndërronte jetë

Rreth dy muaj më parë, Ajola Xoxa, humbi një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetë, babain e saj. Që prej atij momenti, Ajola publikon herë pas here në ‘Instagram-in’ e saj foto të ndryshme ku shpreh mallin për babain e saj, por dhe kujtimet e lumtura pranë tij.





Pak më parë ajo ka publikuar një foto krah partnerit të saj, Erion Veliaj, ku është duke vallëzuar në ballon vieneze, të organizuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bashkangjitur me foton Xoxa ka zbuluar dhe kërkesën e fundit të babait të saj, e cila ka qenë të vallëzonte për herë të fundit me vajzën e tij, ndonëse nuk mundi.

“Pak ditë përpara se të ndërronte jetë, në momentet e fundit të ndërgjegjshme, atëherë kur ëndrra i përzihej me realitetin, shtrirë në një krevat spitali, babi më zgjati dorën dhe më tha: “A do kërcesh me mua?” Ne nuk kërcyem dot atë pasdite e kurrë më, sepse ai nuk mundi më të ngrihej në këmbë. Por unë do të kërcej përgjithmonë me ty dhe për ty babi. Do ta nderoj çdo dite jete, çdo çast të bukur, ashtu siç më ke mësuar, sepse jeta është dashuri po aq sa ç’është edhe dhimbje. Ti je përgjithmonë me mua dhe në mua, në çdo vallëzim, në çdo rrëzim, në çdo ringritje. Dhe do të përlotem me çdo vajzë qe e shoh të vallëzoje me babain e saj. Dhe kur një ditë të shfaqet edhe për mua ai tyneli i gjatë me dritë, do të të zgjas dorën e do të të them: “Eja të vallëzojmë bashkë” ”, ka shkruar Ajola në postimin e saj më të fundit.


Ashtu si në çdo postim tjetër të sajin, Xoxa ka kujtuar me plot emocion dhe mall momentet e vyera pranë babait të saj, i cili ndonëse nuk është më në jetë, është kudo pranë Ajolës, ashtu siç tregon dhe vetë ajo./revistawho.com

Tags: Ajola Xoxababai i sajemocionekerkesa e funditkujtime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Next Post
E pyesin nëse do të ketë një fëmijë tjetër, Fiori Dardha zbulon planet për të ardhmen

E pyesin nëse do të ketë një fëmijë tjetër, Fiori Dardha zbulon planet për të ardhmen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera