Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Akrepit dhe 3 të tjerëve duhet t’u qëndroni larg kur janë në kulmin e nervave

14/09/2021
in Horoskopi, Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Akrepit dhe 3 të tjerëve duhet t’u qëndroni larg kur janë në kulmin e nervave

Mund t’ju ketë ndodhur dje, sot, para pesë minutash ose dhe tani që po lexoni këtë artikull. Është e vetmja gjë që nuk mund ta planifikoni dot, e vetmja gjë nuk e shmangni sado të përpiqeni. Po flasim për shpërthimet e inatit, për ato momente të errëta ku secili prej nesh del nga vetja duke nxjerrë anën e tij më të keqe, anën që nuk do të donte t’ia njihte askush. Disa thyejnë pjata, të tjerë përplasin dyer, kurse më të përmbajturit hanë thonjtë. Çdokush ka mënyrën e tij të të shprehurit inatin, por katër shenjave të mëposhtme duhet t’u rrini larg në kësi rastesh ndryshe iu piu e zeza. Ja cilat janë ato:





1.Akrepi: Në pëgjithësi personat që i përkasin shenjës së akrepit janë të qetë, të drejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kanë frikë të mbrojnë idetë dhe parimet e tyre, por kur dikush u bie në qafë padrejtësisht nxjerrin thonjtë (që nuk i kanë). Është mirë të mbani larg vetes një akrep të inatosur pasi nuk dihet kurrë si mund të shkojnë gjërat.

2.Luani: Do të ishte e pamundur që në këtë klasifikim të mos mungonte mbreti i zodiakut. I njohur për natyrën e tij të fortë, dominante dhe egocentrike, luani shndërrohet në një bishë të vërtetë në fazën e tij të shpërthimit. Në përgjithësi di të ruajë qetësinë dhe të mos përfshihet emocionalisht, por kur shpërthen..shpërthen keq. Nëse dëgjoni që fqinji juaj po thyen disa pjata në korridor, me siguri është i shenjës së luanit.


3.Demi: Padrejtësia, thyerja e besimit dhe mungesa e korrektesës janë disa prej gjërave që e bëjnë demin të humbasë toruan. Shquhet për qetësinë dhe racionalitetin e tij tipik, por kjo nuk do të thotë se mund të abuzoni me këto virtyte të tij. Kini kujdes se po e bëtë me nerva, nuk nguron t’u ngulë brirët. Madje s’është nevoja t’i tundni pelerinën e kuqe të toreadorit, demi i inatosur sulmon çfarë t’i dalë përpara.

4.Bricjapi: Është shumë e vështirë që bricjapit t’i dalin gjërat nga kontrolli, por nëse ndodh dijeni që keni mbushur kupën dhe e keni prekur në pikën e tij më të ndjeshme. Shërthimet e tij të inatit janë të pakontrolluara. Është shumë i ashpër me gjuhën dhe sulmon pa u menduar dy herë. Lëreni të qetë në momentet e tij të acarimit, në të kundërt do ta keni punën pisk..aq sa do t’i uroni vetes të mos kishit lindur./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
Next Post
Gjithë bota sytë nga “Met Gala”, ku yjet e ftuar duhet të ndjekin ca rregulla shumë strikte

Gjithë bota sytë nga "Met Gala", ku yjet e ftuar duhet të ndjekin ca rregulla shumë strikte








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera