Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Aksident, dhëmbë që bien, lakuriq në publik… Ky është kuptimi i disa prej ëndrrave më të zakonshme

14/10/2017
in Jetë
Reading Time: 5 mins read
A A
Aksident, dhëmbë që bien, lakuriq në publik… Ky është kuptimi i disa prej ëndrrave më të zakonshme

Për të përditshmen britanike The Independent, psikologu Ian Wallace (i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë) ka hartuar një listë me 9 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre.





1. Rënia


E kemi parë të gjithë këtë ëndërr dhe është e frikshme. Ndjenja e rënies besohet që nënkupton se jeni duke u varur shumë fort tek një situatë e caktuar dhe duhet të liroheni. Në thelb, mos u bëni kaq të ngurtë për gjërat,  dhe ndoshta ju do të pushoni së rëni nga rrokaqiejt në gjumë.

2. Gjetja e një dhome të papërdorur

Kjo është më pak e shpeshtë dhe s’mund të krahasohet me rënien (ndonëse është njësoj e rëndësishme për nga kuptimi). Ajo nënkupton që pa e ditur keni zbuluar një talent të fshehur.

3. Të jesh pa përgatitur për provim

Nuk je njeri nëse nuk e ke parë këtë ëndërr të paktën një herë. Pavarësisht sa shumë studion, një natë para provimit shpesh shihet kjo ëndërr. Kjo tregon se po analizon veten në mënyrë kritike, por psikologu thotë që nuk duhet. Duhet të keni besim dhe të mbështesni aftësinë tuaj për t’ia dalë mbanë, përndryshe këto lloj ëndrrash do ju kthehen vazhdimisht.

4. Fluturim

Klasike: të gjithë që kanë parë një film me superheronj kanë ëndërruar që fluturojnë mbi qytete – është thjesht e natyrshme. Po çfarë do të thotë? Të fluturosh në ëndrra simbolizon të jesh i lirë dhe i çliruar, zakonisht sepse ia ke dalë të marrësh një vendim të madh në jetë, apo je ngritur mbi përgjegjësitë e mëdha. Kjo po që është e thellë…

5. Të jesh në një automjet jashtë kontrolli

Vërtetë e frikshme, por çfarë zbulon kjo ëndërr me aksident për psikikën tonë? Me sa duket, jo atë që mendoni. Kjo ndjenjë e të qënit ‘jashtë kontrolli’ në thelb do të thotë që ju nuk mendoni se keni kontroll të mjaftueshëm mbi rrugën tuaj drejt suksesit.

6. Lakuriq në publik

Ndërkohë që të gjithë na pëlqen të rrimë lakuriq në rehatinë e shtëpisë, ideja e të qënit lakuriq në publik na tmerron. Kjo ëndërr bën pikërisht këtë: sugjeron se jeni të dobët dhe të ekspozuar dhe nënkupton që ndoshta duhet të keni pak më shumë besim në aftësitë tuaja.

7. Ku është tualeti?

Nuk ka ndjenjë më të keqe në botë se sa kur ke nevojë të dëshpëruar të shkosh në tualet. Në ëndërr, kjo do të thotë që ka një problem në jetën tuaj të përditshme që e gjeni sfidues për të shprehur nevojat tuaja.

8. Dhëmbë që bien

Më pak një ëndërr dhe më shumë një makth. Të të bien dhëmbët në ëndërr është sikur në jetën reale të të godasin fort… në vend të keq. Dhëmbët në këtë rast simbolizojnë besimin tuaj, kështu që kjo do të thotë se ai po dobësohet në jetën reale. Shkurt, fuqizoni egon nëse doni të mos humbni më dhëmbë në ëndërr.

9. Kur të ndjekin

Të gjithë jemi ndjerë të ndjekur gjatë një ëndrre. Ndonjëherë është shumë e frikshme, apo jo? Thjeshtë do të thotë që nuk doni të përballeni me një problem kur nuk dini se si. Nuk doni që të ju ndjekin më në ëndrra? Përballuni me problemet që keni. / Bota.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Largimi i Gentit në mes të programit, zbulohet çfarë ka ndodhur në “Apartamentin 2XL”

Largimi i Gentit në mes të programit, zbulohet çfarë ka ndodhur në "Apartamentin 2XL"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera