Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

AKSIDENTI NE ELBASAN/ 19-vjeçarja vdiq 3 ditë pas celebrimit, fundjava e fundit me të fejuarin dhe lajmi i shtatzënisë

20/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
AKSIDENTI NE ELBASAN/ 19-vjeçarja vdiq 3 ditë pas celebrimit, fundjava e fundit me të fejuarin dhe lajmi i shtatzënisë

Për Kamela Hamitin, jeta sapo kishte nisur. 19-vjeçarja kishte vetëm pak kohë që kishte njohur djalin, që ligjërisht ishte bërë dhe bashkëshorti i saj.





Por për Kamelën, fati kishte rezervuar një fund të hidhur. Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur mesditën e së dielës në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, në afërsi të fshatit Shtërmen, i mori asaj jetën. 19-vjeçarja kishte kaluar fundjavën në shtëpinë e të fejuarit të saj, Sardi Hoxha, me të cilin kishte vetëm pak ditë që kishte bërë zyrtarisht celebrimin në gjendjen civile, më saktësisht të premten e datës 17 shkurt, shkruan “Panorama”. Të dielën pasdite dy të rinjtë e dashuruar, pasi kishin kaluar një natë në shtëpinë e djalit në fshatin Thanë, ishin nisur drejt shtëpisë së vajzës. Rrugës, një automjet tip “Ford” i drejtuar nga N.H., 58 vjeç, u përplas me automjetin “Volkswagen”, që drejtohej nga i fejuari i vajzës.  

Përplasja ishte aq e fortë sa rezultoi fatale për Kamelën, e cila ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin rajonal të Elbasanit. Nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve, përveç 19-vjeçares që humbi jetën, mbetën të plagosur dy drejtuesit, si dhe një person i tretë që ndodhej në makinën tip “Ford”. Mësohet se i fejuari i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, në aksident u përfshinë dy mjete, një tip “Volkswagen”, me targë AA 015 MR, drejtuar nga shtetasi Sardi Hoxha, 23 vjeç, dhe një tjetër tip “Ford”, me targë AA 123 BE, drejtuar nga shtetasi N.H., 58 vjeç banues në Cërrik. 


Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i automjetit tip “Ford”, L.H., 62 vjeç, mbetën të plagosur, kurse Kamela Hamiti, 19 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, ndërroi jetë vetëm pak minuta pas aksidentit gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Elbasanit. Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit mësohet paraprakisht se shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti tip “Ford”. Kamela ishte vajza e vetme e familjes Hamiti nga qyteti i Cërrikut dhe kishte rreth tre muaj që ishte fejuar me Sardi Hoxhën. Ata ishin njohur bashkë prej më shumë se një viti dhe para tre muajsh kishin bërë të ditur për familjet përkatëse lidhjen e tyre të dashurisë.

Në fundjavë Sardi kishte shkuar në Cërrik dhe kishte marrë të fejuarën në banesën e tij. Të dielën në drekë ai sërish po e çonte për në Cërrik, por që fatkeqësisht Kamela nuk shkoi më e gjallë, për shkak të aksidentit fatal që i mori jetën në lule të rinisë. Dyshohet se ajo ishte edhe shtatzënë, pasi sipas fqinjëve të Sardit kjo ka qenë edhe arsyeja pse se vetëm para tri ditësh ata kishin bërë edhe celebrimin.

Tags: aksidenti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
Sozitë e VIP-ave që do t’ju habisin

Sozitë e VIP-ave që do t'ju habisin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera