Goditja fatale që morën dy të rinjtë mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik mund të ishte shmangur. Ekspertiza ka dalë në përfundimin se manovra e gabuar ka çuar në rrëzimin e motorrit dhe se nëse Kejd Halili dhe Ergi Dini do të kishin patur kaska mbrojtëse do të kishin shpëtuar. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë opinionin publik. Viktimat u përcollën sot për në banesën e fundit, duke lënë pas shumë dhimbje e lot tek të gjithë njerëzit.