Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare! 05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aksidenti tragjik/ I nisi të dashurës 1 mln €, ja nga buronte pasuria e ‘Kamikazit’

15/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Aksidenti tragjik/ I nisi të dashurës 1 mln €, ja nga buronte pasuria e ‘Kamikazit’

Dashnor Deliallisi, “kamikazi” 36­vjeçar që shkaktoi aksidentin tragjik dy ditë më parë në afërsi të Sukthit, në superstradën e Tiranë­Durrës, ishte në vëzhgim prej disa kohësh nga Policia. Ai ishte person i dyshuar për trafik droge dhe prostitucioni në shtetin belg. Madje, dy vite më parë, të dashurës së tij, shtetases Rovena Kalemi dhe një miku tjetër të saj, rezulton t’u kenë ardhur nga Belgjika një shumë prej mbi 1 milion eurosh, nga të cilat Prokuroria e Durrësit sekuestroi një vit më parë 850 mijë euro, shkruan “Panorama”. Jeta luksoze dhe makinat e shtrenjta të çiftit bashkëjetues Deliallisi dhe vajzës së papunë që kishte në bankë 1 milion euro, dyshohet se përballoheshin me paratë e pista që vinin nga Belgjika, ku edhe ishin të lidhur me grupe kriminale. “Panorama”, referuar burimeve të policisë shkruan se 36­vjeçari rezulton person me precedentë penalë dhe kërkohet nga autoritetet belge për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik lëndësh narkotike. Lidhja me bashkëjetuesen e akuzuar për pastrim parash dhe jeta luksoze e tyre kishin ngritur dyshimet e policisë së Durrësit, e cila e kishte nën vëzhgim prej disa kohësh Deliallisin. Në vitin 2011, rezulton se 36­vjeçari u arrestua në Durrës për vrasje të mbetur në tentativë, por pas disa kohësh ai u pa i lirë në këtë qytet, ndërsa më pas u largua drejt Belgjikës, ku nisi aktivitetet
kriminale.
BASHKEJETESA
Nga të dhënat që disponon policia, Dashnor Deliallisi dhe Rovena Kalemi nga Xhafzotaj i Durrësit nuk ishin vetëm partnerë jete, por edhe në drejtime të tjera. Ata ishin të përfshirë në një grup kriminal në Belgjikë dhe paratë e pista tentuan t’i pastronin në Shqipëri. Por Prokuroria arriti të bllokonte 850 mijë euro që ishin transferuar në emër të Rovena Kalemit, ndërsa 300 mijë euro ajo rezulton t’i ketë tërhequr nëpërmjet një mikut të saj. Prokuroria ngriti dyshime pas transfertës së 300 mijë eurove dhe bllokoi menjëherë transfertën e dytë prej 850 mijë eurosh. Deliallisi dhe Kalemi, së bashku me një shokun e tyre dhe një shtetas belg, kishin ngritur rrjetin dhe infrastrukturën për pastrimin e parave që fitoheshin nëpërmjet prostitucionit dhe trafikut të drogës. Sipas burimeve, paratë që transferoheshin nga shtetasi belg Eric Nyssen në emër të Rovena Kalemit, ishin të Dashnor Deliallisit, 36­ vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik që shkaktoi vetë, dhe u mori jetën edhe tri vajzave, shoqe me njëra­tjetrën, që ishin nisur për pushime në Greqi.
HETIMET
Transfertat në shifra marramendëse parash nga Belgjika në adresë të një të papuneje nga Xhafzotaj, bëri që Prokuroria e Durrësit të niste menjëherë hetimet për të zbuluar rrugën nga vinin këto të holla. Lëvizjet e dyshimta financiare ndërmjet dy shtetasve shqiptarë dhe shtetasit belg detyruan Prokurorinë e Durrësit që të vendosë sekuestro preventive mbi llogarinë e shtetases Kalemi, e cila në shtator 2014 kishte para në bankë, në shumën rreth 850 mijë euro, pasi pjesën tjetër e kishin tërhequr për shpenzime personale. Sipas pretendimeve të tyre, shtetasja përfituese Rovena Kalemi kishte marrë prej mikut të saj nga Brukseli, Eric Nyssen, shuma të konsiderueshme parash, me qëllim blerjen e një apartamenti të përbashkët dhe hapjen e një biznesi privat në Shqipëri. Kalemi dhe Nyssen ishin njohur në Belgjikë dhe kishin të vendosur të “bashkëjetonin” në Shqipëri (bashkëjetonte ndërkohë me Deliallisin në Belgjikë). Duke qenë se fillimisht Rovena Kalemi nuk kishte llogari bankare, dyshohet se Deliallisi i ka kërkuar shtetasit belg të dërgonte një pjesë të parave në emër të të njohurit të tyre, Bledar Coraj. Këto para, shtetasi belg i justifikonte me trashëgimi nga prindërit dhe aktivitete tregtare në Belgjikë, ndërkohë që punësimi i tij zyrtar ishte infermier në një spital publik në Bruksel. Ai dyshohet se merrte përqindje nga paratë e pista që transferonte drejt Shqipërisë. Nga llogaria e tij në Belgjikë, Eric Nyssens i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të Rovena Kalemit, në Shqipëri brenda një harku
kohor prej një muaji në 2014­n.






Tags: 1 milion euroaksidenti tragjikdashnor delliasisie dashura
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!
Breaking News

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!

05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit
Breaking News

“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit

04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!
Breaking News

Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!

04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
Next Post
“Drejtori” i “Portokalli”: Si më la e dashura pasi u bë e famshme

"Drejtori" i "Portokalli": Si më la e dashura pasi u bë e famshme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera