Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK ME 4 VIKTIMA/ Zhduken dy telefonat e Greta Sherifit, policia: S’dimë asgjë

17/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
AKSIDENTI TRAGJIK ME 4 VIKTIMA/ Zhduken dy telefonat e Greta Sherifit, policia: S’dimë asgjë

Një aksident tragjik tronditi vendin disa ditë më parë, ku 4 të rinj humbën jetën pasi dy makina u përplasën në autostradën Tiranë­ Durrës. 36­vjeçari Dashnor Deliallisi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në sens të kundërt dhe ka përplasur për vdekje tre shoqet e ngushta Gretën, Izabelën dhe Elonën. Kushërira e Greta Sherifit me iniciale N.E., ka kontaktuar redaksinë e “jetaoshqef” duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për telefonat e 23­ vjeçares.





sukth1

Sipas saj, familjarëve u janë dorëzuar disa sende pa vlerë, por jo telefonat. Ata janë të gatshëm të paguajnë në vlerë monetare, vetëm që telefonat t’ju kthehen, pasi aty kanë kujtimet me Gretën. Kushërira iu bën thirrje personave që kanë telefonin që të mendojnë për dhimbjen e familjarëve dhe t’ua kthejnë, pasi janë e vetmja gjë që u ka ngelur nga vajza e tyre. Ndërkohë, e pyetur për dy shoqet e tjera të Gretës, kushërira thotë se familjarët e tyre i kanë marrë sendet personale, duke qenë se vlera e atyre telefonave nuk ishte aq e lartë. “Përshëndetje JOQ! Dua ndihmën tuaj. Nga vendi i aksidentit në 13 tetor në Sukth me viktima tre gocat, janë humbur dy telefonat e Greta Sherfiti, 1 iPhone 6 e një iPhone 7. Ju lutemi postojeni nëse dikush i ka ose di diçka ne si familje jemi te gatshëm t’ju japim në lekë vlerën e telefonave që t’i blejnë të rinj. Telefonat e Gretës i duam pas se aty na ka lenë terë kujtimet e saja. Ju lutemi te na i kthej pas kush i ka. Shume faleminderit ju lutem postojeni. Unë jam kushërira e saj, por u rritëm në një shtëpi, qe motra ime e vogel. Javës tjetër do behet edhe denoncimi në polici se prindërit s’janë akoma në gjendje. Është gjetur vetëm çanta e saj e hapur me cigaret, portofolin me 4 mijë lekë brenda e ca gjëra pa vlerë, por telefonat nuk u gjetën”, thotë kushërira e Gretës. Më tej, ajo bën me dije se po atë ditë pas aksidentit dikush është futur në Facebook­un e 23­vjeçares rreth orës 15:24 minuta, ndërsa sendet e dy shoqeve të tjera janë dorëzuar tek familjarët. “Po, të afërmit e dy shoqeve të tjera i kanë marrë thanë policët, por ishin telefona me vlerë më të vogël, për një telefon të Gretës e dimë sigurisht që ishte tek çanta e saj e tjetrin në dorë kur ndodhi aksidenti. I kanë marrë ndoshta nga vlera e lekëve pa menduar vlerën e fotove për neve. Kur na dhanë çantën të hapur i thamë se mungojnë telefonat e na thanë nuk u gjendën, shkoni e kërkoni në makinë. Por, çanta po të qe hapur në momentin e aksidentit gjërat që kishte brenda do ishin shpërndarë, policët thanë se çantën e gjetën veç me ato gjëra brenda”, është shprehur për Jetaoshqef.al kushërira e Gretës.


DALIN FOTOT/ POLICET DOREZOJNE SENDET PERSONALE TE VIKTIMAVE

Por “BalkanWeb” ka publikuar fotot e momentit kur policët e Durrësit i dorëzojnë familjarëve të 4 viktimave të aksidentit tragjik në Sukth sendet e tyre personale. Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka mundur të sigurojë fotot kur policët mbajnë në duar sendet personale të tre shoqeve të ngushta, të cilat humbën jetën nga përplasja kokë me kokë me mjetin me targë AA 979 GV, me drejtues shtetasin Dashnor Deliallisi. Po sipas të njëjtave burime policët kanë konfirmuar se kanë dorëzuar tek të afërmit çdo gjë që kanë gjetur në makinën me targa AA 694 IL, ku udhëtonin tre vajzat, ndërsa nuk dinë asgjë për fatin e telefonave të humbur, raporton “Balkanweb”.

aksident-sukth1

Tags: aksidenticelularetpolicireagimiviktima
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
VIDEO/ Supergjobat për telefonin në timon, 3 mënyrat si t’i shmangni

VIDEO/ Supergjobat për telefonin në timon, 3 mënyrat si t’i shmangni








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera