Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aksidenti tragjik në Sukth ku vdiqën tri shoqet, makina “Benz” po ndiqej nga policia kur u përplas

13/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Aksidenti tragjik në Sukth ku vdiqën tri shoqet, makina “Benz” po ndiqej nga policia kur u përplas

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, njëri prej mjeteve që shkaktoi aksidentin, makina tip “Benz” me drejtues Dashnor Deliallisi ishte në ndjekje nga policia pasi po ecte me shpejtësi të madhe.





Ja çfarë thotë policia për aksidentin:

Në datë 13.10.2016, në afërsi të karburant “Kastrati”,  shërbimet e Rendit dhe të Qarkullimit Rrugor Durrës  ishin në pikë kontrolli kur kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.


Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë efektivët e policisë në postobllok kanë njoftuar Sallën Operative dhe  janë vënë në ndjekje , por mjeti është shkëputur duke përfituar në kohë pasi lëvizte në sens të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në sens të kundërt.

Këto shërbime kanë konstatuar pak minuta më vonë se po ky mjet ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04: 15.

Për pasojë kanë humbur jetën në aksident drejtuesi i mjetit tip “Benz” Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL.

Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe  Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tags: aksidentiskuthte reja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
Next Post
I uron ditëlindjen Dritëroit me foton e Kadaresë, revoltohen ndjekësit e Ermal Mamaqit

I uron ditëlindjen Dritëroit me foton e Kadaresë, revoltohen ndjekësit e Ermal Mamaqit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera