Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aksidenti tragjik/ Si u përplas me motorr miku i Stresit dhe armiku i Noizyt

14/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aksidenti tragjik/ Si u përplas me motorr miku i Stresit dhe armiku i Noizyt

Nje i ri gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi motori që ai drejtonte u përplas me murin anësor të rrugës pas humbjes së kontrollit.





Ngjarja u konfirmua nga policia. I riu është Jetnis Dollapi. Ky emër është i njohur për policinë dhe publikun pasi disa vite më parë, në vitin 2010, i riu u arrestua dhe më pas u dënua për përplasje me armë mes grupeve muzikore të rep­it, OTR dhe TBA. Jetnisi mbështeste grupin e këngëtarit Stresi gjatë një sherri që ata kishin pasur në vitin 2010 me grupin e këngëtarit tjetër Noizy.

“Tek ish­ Klubi “Partizani”, shtetasi Jetnis Dollapi, rreth 28 vjeç, duke drejtuar motorrin, me targë TR 430 E, ka humbur drejtimin dhe është përpasur me muret anësore të rrugës. Drejtuesi i motorrit është dërguar në SQU, ku më vonë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit”, njofton policia.


LAJMI NE VITIN 2010

“Far west”, mund të quhet përplasja me armë mes dy grupeve, njërit të quajtur OTR dhe një tjetri rival me ta TBA. Ngjarja në kryeqytet në sheshin pranë Pallatit të Kongreseve, përpara nisjes së një fetivali të organizuar nga një kompani private, ndërsa plumbat, u drejtuan për nga pjesëtarët e njërit prej grupeve rivale, nuk u hezitua që të drejtohen edhe për nga uniformat e policisë.

Këta të fundit madje shkëmbyen zjarr me ta. Pas pushimit të zjarrit, policia mundi të arrestonte në flagrancë njërin prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn, banues në Tiranë në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa bllokoi një armë automatike të një modeli të vjetër. Ndërkaq veç tij, policia shoqëroi në ambientet e saj afërsisht 10 persona, mes të cilëve 5 pjesëtarë të grupit OTR, dhe 5 të tjerë të grupit TBA. Vokalist dhe drejtues i grupi OTR, është Noyzi, apo siç quhet ndryshe Rigels Rajku, ndërsa i grupit TBA, është Arkimed Lusha, i cili në emrin e artit thirret Stresi. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, policia ka bllokuar veç armës së Jetnis Dollapajt edhe sende të tjera të forta, si shkopa bejzbolli, armë të ftohta. Burimet e policisë pohuan se zyra e hetimit të vrasjeve, mund të arrestonte së paku deri në katër persona gjatë mbrëmjes së djeshme, ndonëse hetimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

Përplasja

Pak javë më parë, dy grupet rivale, u përplasën në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, ku një grup personash mes të cilëve Denis Dollapi dhe disa të tjerë u përplasën me grupin e Rigels Rajkut. Nga përplasja mbeti i plagosur Denis Dollapi, si dhe Durim Vitrina, të dy pjesëtarë të grupeve rivale. Ndërkaq pak kohë pas kësaj përplasjeje, palët kanë shkëmbyer replika, fyerje dhe sharje në Facebook, e madje nuk kanë munguar tonet kërcënuese mes palëve. Ndërkaq, dje palët ishin përgatitur mirë mes tyre, për një përplasje të mundshme me qëllim hakmarrjen ndaj njëri­ tjetrit./opinion.al

image

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Hapet tarraca e parë nudiste në Londër (FOTO + 18)

Hapet tarraca e parë nudiste në Londër (FOTO + 18)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera