‘Fate të Kryqëzuara’ është telenovela turke që mban para ekranit të “Tv Klan” shqiptarët çdo të shtunë dhe të dielë. Aktori kryesor i saj, Erkan Petekkaya ose siç e njohim nga seriali, Xhihani, është dërguar me urgjencë në spital për një problem në veshka. Aktori 46-vjeçar do i nënshtrohet disa analizave dhe më pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.