Aktori Macaulay Culkin , arriti famën qysh në moshë të vogël, falë filmit ”I vetëm në shtëpi”, dhe u tërhoq nga skena po në moshë të vogël, 14 vjeç.
Tani ai thotë se nuk i intereson fama.
”Unë ia kam kthyer kurrizin famës, sepse nuk e dua. Paparacit vijnë pas meje sepse unë nuk shitem”- është shprehur aktori në të përditshmen The Guardian.
Aktori njihet për një jetë mjaft problematike e kaotike, të lidhur me drogën dhe çrregullimet në të ushqyer. Madje është thënë se ai shpenzonte 6,000$ në muaj për heroinë, por aktori e ka mohuar këtë fakt.