Kit Harington dhe Rose Leslie kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë. Çifti janë bërë prindër të një vajze.
“Ata janë shumë të lumtur që mirëpresin anëtarin më të ri të familjes”, tha një burim për median Page Six pranë çiftit.
Kit Harington dhe Rose Leslie janë bashkë që nga viti 2011, kur u takuan në xhirimet e një seriali. Në vitin 2017, aktori i propozoi të dashurës së tij për martesë dhe në Qershor të vitit të ardhshëm, dyshja u martuan.
Kit Harington famën më të madhe e pati me rolin e tij në serialin “Game of Thrones.”








