Një lajm i cili ka ngjallur shumë dyshime për pasurinë e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka bërë të reagojë edhe aktorin e njohur të humorit, Julian Deda. Ai është shprehur se në 14 vite punë mezi ia ka dalë të blejë një shtëpic, duke treguar habi për shtëpitë që kryebashkiakja ka siguruar me një vit punë. “14 vjet aktor dhe me zor bleva një apartament 100 m2, tjetra me 1 vit kryetare bashkie në Roskovec i rreshtoi 8 shtëpi”-shkruan ai.








