Aktori Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë fotografuar në Los Angeles, me një karrocë bebesh rozë.
Në nëntor të vitit të shkuar, Suki konfirmoi thashethemet: “Vendosa të vesh disa të shndritshme, sepse mendova se do t’iu shpërqendronte nga diçka tjetër që po ndodh”, duke drejtuar gishtin nga barku i saj i rrumbullakosur.
Çifti janë bashkë prej 5 vitesh dhe janë kujdesur që ta mbajnë raportin e tyre jashtë vëmendjes publike.