Aktori i njohur Tom Hanks është kapur nga kamera i inatosur, teksa ka humbur durimin në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.
66-vjeçari u duk se kishte një debat të ashpër me një anëtar të stafit të festivalit teksa po ecte në tapetin e kuq me bashkëshorten Rita Wilson.
Anëtari i stafit duket se po përpiqej të qetësonte situatën, megjithatë gishti i aktorit nuk ka kaluar pa u vënë re.
Më pas, Hackens dhe Wilson vazhduan në tapetin e kuq për të pozuar të buzëqeshur për fotografët. Pamjet e Tom Hanks të irrituar kanë bërë xhiron e internetit.