Aktori i njohur meksikan Eduardo Yanez duket se nuk i ka aspak të mira marrëdhëniet me gazetarët. Vitin e kaluar ai u përfshi në një problem të madh me gazetarin Paco Fuentes nga rrjeti ‘Univision’. Teksa ai i bëri një pyetje nga jeta personale, aktori ju ‘përgjigj’ duke e goditur me shuplakë. Çështja shkoi deri në gjykatë dhe vendimi nuk është marrë ende.
Por duket se problemet nuk kanë fund. Në mediat spanjolle po qarkullon një postim ‘Twitter-i’ i bërë nga një gazetar tjetër. Ai shkruan se Eduardo e ka kërcënuar me jetë nëpërmjet një mesazhi.
“Ky është kërcënimi nga Z.Eduardo Yanez që më dërgoi nëpërmjet mesazheve. E publikova për t’ju informuar në rast se ndodh diçka me mua”, shkruan gazetari pranë imazhit ku tregonte çfarë i kishte shkruar aktori./revistawho.com