Marin Orhanasi aktori i njohur nga shumë role në spektaklin e humorit, ‘Portokalli’ ditën e sotme ka ndarë me publikun lajmin se do bëhet baba për herë të dytë.
Krahas fotos së ëmbël me bashkëshorten dhe djalin e tij ai ka shkruar: “Jemi dy çuna, për pak bëhemi tre”. Në këtë mënyrë Marini ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, përsëri një djalë. Pritjes së ëmbël duket se po i vjen fundit dhe së shpejti familja e aktorit të njohur do të bëhet më e madhe./revistawho.com