Mbrëmjen e kaluar në ‘Sekretet e Portokallisë’ që drejtohet nga Ori Nebiaj, janë zbuluar sërish histori dhe prapaskena shumë interesante për aktorët dhe skeçet.
Një nga rrëfimet që tërhoqi vëmendje gjatë puntatës së fundit ishte ai i Rezart Veleshnjës, i cili tregoi disa sekrete nga koha kur ishte student në akademi krah Elvana Gjatës dhe Jonida Vokshit. Ai ka rrëfyer se dy vajzat e njohura të ekranit kishin një lojë të preferuar.
“Jonida dhe Elvana lageshin me kovat që përdoreshin për pastrim në Akademi. Një ditë u përfshiva dhe unë në lojë dhe ndodhi një incident i vogël. Unë ula kokën dhe në vend që të vinte tek unë kova me ujë, ra tek Altin Basha”,-u shpreh ai i sikletosur. Sigurisht kjo ndodhi tani i bën të gjithë të qeshin, por në atë kohë me siguri aktori i njohur dhe regjisori janë ndjerë në siklet. Siç edhe kuptohet nga rrëfimi, brezi i tyre ka qenë shumë energjik dhe kujtimet për ato kohë janë mjaft të bukura./revistawho.com