Kam dëgjuar engjëjt të këndojnë e zëra qiellorë ndërsa pashë një dritë të bardhë… Pastaj u qetësova ndërkohë që përballesha me vdekjen”. Kështu ka rrëfyer ylli i kinematografisë Michael Douglas, duke ndarë me të gjithë një eksperiencë të vështirë që gati e çoi në botën tjetër. Ishte student kur rrezikoi të mbytej në oqean. Artisti 73-vjeçar rrëfeu historinë në kuadrin e publikimit të filmit të tij më të ri “Flatliners” që flet pikërisht për temën e misterit të vdekjes. Në filmin ku shfaqet edhe ylli Julia Roberts rrëfehen ndodhitë e një grupi studentësh të mjekësisë që eksperimentojnë mbi veten e tyre vdekjen e shkaktuar përmes substancave kimike, në mënyrë që të vërtetojnë ekzistencën e botës së përtejme. Ata ndërpresin funksionin e zemrës së tyre për pak çaste. Por Douglas shprehet se nuk beson në botën e përtejme siç përshkruhet në shumë libra fetarë. Ai mendon se fenomeni ku u bë vetë dëshmitar bën pjesë në një proces natyral. “Besoj se është një mekanizmë në trurin tonë që merr kontrollin për të na e bërë më të lehtë të pranojmë të paevitueshme në momentet kur po vdesim”. tha ai./ revistawho.com








