Hugh Jackman, aktori i njohur i “X-men”, është operuar nga kanceri i lëkurës për herë të pestë. Në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ai ka postuar një foto të tijën pas operacionit dhe ka shkruar: “ Një shembull se çfarë ndodh kur nuk përdor krem kundër diellit. Formë e lehtë e kancerit, por serioze gjithsesi. Ju lutem vini krem dhe vizitohuni rregullisht”.