Për disa persona ndryshimi qoftë edhe i një detaji të vetëm në fizikun e tyre, bën diferencën.
Kështu duket se ka ndodhur edhe me aktorin shqiptar Laert Vasili i cili ka vendosur të presë flokët. I ftuar në “Top Show Magazine” aktori u shfaq me flokë të shkurtra të cilat i shkonin shumë e dukej shumë vite më i ri.
Me një pamje ndryshe dhe shumë sportiv, aktori ka folur për projektin e tij të ri, një teatër muzikal i quajtur “Këngë dashurie me korba”, premierë në TKE./revistawho.com