Një nga aktoret e filmit “Barbie”, e cila do të luajë sozinë e Margot Robbie tha se subjekti i saktë i filmit të shumëpritur u mbajt i fshehtë prej saj ndërsa ajo ishte në xhirime.
Në një intervistë të re me The New York Times, Emma Eastwood, 26 vjeç, tha se kjo ishte përvoja e saj e parë si sozia e dikujt.
Emma shtoi se megjithëse ishte në xhirime për dy javë, ajo ende “mezi” e di se për çfarë bëhet fjalë në film.
“Ata bënë një punë shumë të mirë për ta mbajtur ta fshehur ”, tha aktorja.
Emma shtoi: “Ata nuk më dhanë asnjë detaj se çfarë do të bënim. Kishte disa herë që thanë se i gjithë kasti do të ishte atje dhe do të ishte një ditë e rëndësishme, por ata kurrë nuk më dhanë asnjë detaj se çfarë do të bënim derisa të isha në xhirime.”
Emma tha se ajo fillimisht ishte punësuar si sozi për Robbie, por përfundoi duke marrë skena më të mëdha.









