Aktorja 28-vjeçare e serialit ‘The Modern Family’, Sarah Hyland ka kaluar ditë të vështira. Gjatë jetës së saj ajo ka kryer 16 operacione dhe zbuloi që kohët e fundit ka bërë një transplant të dytë veshke, pasi trupi i saj filloi të refuzoi veshkën që i dhuroi babai disa vite më parë. Eksperiencën e saj e tregoi gjatë një interviste për ‘Self’, ku gjithashtu zbuloi mendimet e vetëvrasjes që kishte pasur gjatë kësaj kohe. Sarah mendon se ka zhgënjyer babain e saj dhe se do të ndodhë e njëjta gjë me vëllain, pasi ishte ai që i dhuroi veshkën e dytë. “Kam një punë të mrekullueshme dhe një sistem mbështetës të mrekullueshëm, por pas 26-27 vitesh gjithmonë e sëmurë dhe në një dhimbje kronike çdo ditë, nuk e di se çfarë të pret ditën tjetër. Është me të vërtetë shumë e vështirë. I shkruaja letra vetes dhe të afërmve të mi duke shpjeguar arsyet se pse e bëra, se nuk ishte faji i askujt, por thjesht nuk doja ta shihte askush pasi nuk doja ta kuptonin se sa serioze ishte gjëndja”. Me historinë e saj ajo shpreson të inspirojë shumë njerëz që vuajnë nga depresioni, ankthi apo nga mendimet negative për të lënduar veten./revistawho.com