Ishte nata e ndërrimit të viteve kur aktorja e njohur Jessica Alba solli në jetë fëmijën e saj të tretë me Cash Warren.
Alba publikon vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga momentet kur kujdeset për vogëlushin, orët e gjata pa gjumë apo koha që kalon në palestër për t’ju rikthyer formave të mëparshme fizike.
Jo çdo gjë është aq e bukur dhe perfekte sa e shohim në “Instagram” pasi aktorja nuk e konsideron veten aspak një nënë të mirë.
“Bëj gjithmonë gabime si të gjitha nënat. Thjesht nuk i tregoj dhe nuk i shkruaj në rrjetet sociale për t’u ndjerë më mirë: jam një mama e tmerrshme”-ka thënë aktorja.
Një ndër gabimet për të cilin ajo është koshiente është marrja e vendimeve në emër të fëmijëve, të cilët janë ende të vegjël për të vendosur vetë./revistawho.com