Jessica Falkholt, aktorja e cila u bë e njohur nga telenovela “Home and away” ka pësuar ditën e djeshme një aksident të rëndë, i cili ka rezultuar me pasoja fatale. Aktorja po udhëtonte me familjen e saj, teksa një makinë tjetër i ka prerë rrugën. Nga ky aksident për fat të keq kanë ndërruar jetë prindërit e saj, nëna 60 vjeç dhe babai 69 vjeç . Jessica është 28 vjeç ndërsa motra e saj 21 dhe të dyja janë transferuar me urgjencë për në spital. Mediat raportojnë se ndodhen në gjendje kritike për jetën.