Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aktorja e njohur Hajrie Rondo operacion në kokë, sërish në gjendje të rëndë

20/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Aktorja e njohur Hajrie Rondo operacion në kokë, sërish në gjendje të rëndë

Pas lajmit të disa viteve më parë, kur pamë një pamje tjetër të aktores Hajrie Rondo, për shkak të luftës së saj me sëmundjen e rëndë, na vjen sërish një lajm i keq prej saj.





Prej pak ditësh, saktësisht të hënën e javës që sapo shkoi, Rondo i është nënshtruar sërish një operacioni në kokë.

Pas njoftimit të Përparim Kabos, për gjendjen e aktores: “Një lajm i trishtë,… mikja jonë e shtrenjtë, artistja e shquar Hajrije Rondo, është shtruar në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje të rëndë… Mike e dashur, e di që më dëgjon… Ajo ditë në Fier, kohë Pashkësh në atë takim, ishte shumë e bukur, ishte e kthjellët si je ti në shpirt, ishte me dritë si drita e syve të tu, kishte kumbim se atje fole Ti me shpirtin e zërin e bukur, dhe me krenarinë e mençur…rondo-2-1

T’i nis këto fjalë nga zemra ime …dhe jam me ty, trimja jonë… Nga sot lutem për ty…”, -kontaktuam me vajzën e saj, Klea Ikonomi, e cila pohoi se gjendja jo e mirë ishte rikthyer krejt papritur. “Kishte vetëm 10 ditë që nuk ndihej mirë, ishte e pafuqishme, prandaj shkoi të bënte një skaner, pas të cilit bëri menjëherë ndërhyrjen. Tani është më mirë, presim që të përmirësohet, ndonëse vazhdon të jetë e shtruar në spital”, na thotë Klea, që ka zgjedhur të ketë të njëjtin profesion me të së ëmës. Pikërisht Kleas i jemi drejtuar edhe më parë, për të më- suar rreth gjendjes shëndetë- sore të Hajries, e cila pas terapisë së gjatë, zgjodhi të ishte më e tërhequr, por pa i larguar asnjëherë nga portreti mimikat e humorit të saj.


RIKTHIMI ME “TRE DHËNDURËT” PAS RIKUPERIMIT

Hajrie Rondo, edhe pse ndenji për një kohë të gjatë në heshtje skenike, në një moment, vendosi të rishfaqet, ashtu energjike siç është në karakter, në Teatrin e Metropolit në Tiranë, me dramën “Tre dhëndurët” të dramaturgut të njohur shqiptar, Dionis Bubani. Hajrie Rodo ka sfiduar sëmundjen që e mbajti prej më shumë se pesë vjetësh larg nga skena dhe ekrani, për të luajtur rolin e Zenepes. Për aktoren e mirënjohur Hajrie Rondo, pjesëmarrja në këtë shfaqje e ka bërë të ndihet mirë. “Erdha në kohën e duhur dhe vendin e duhur, sepse gjeta ekipin e duhur, njerëzit e duhur dhe institucion me dinjitet. Pashë që në këtë institucion punohet dhe dinjitetin ta jep puna, dhe unë njerëzit e punës i dua dhe i respektoj. Pashë një drejtoreshë tjetër, jo nga ato tipiket, puna e saj është maratonë.

Më janë krijuar kushtet dhe më është lehtësuar puna. Gjithashtu, edhe një regjisore të talentuar, egzigjente, punëtore dhe bashkëpunuese të mirë. Falënderoj dhe gjithë ekipin e aktorëve për komoditetin që më kanë krijuar”, pati thënë Rondo, duke e parë këtë edhe si një largim nga realiteti në të cilin ajo, do apo jo, me gjithë forcën, kujtohet përditë! “Arrita t’i bëja paralelisht të dyja: edhe terapitë mjekësore, edhe terapinë shpirtërore, që është teatri. I vendosa në peshore dhe ia dola”.

MEDALJA E MIRËNJOHJES “SIMBOLI I QYTETIT”

Ndërsa shfaqte komedinë “Tre dhëndurët”, e cila shërbeu si mundësi që Tirana të shprehë vlerësimin për kontributin e saj si një nga aktoret më të dashura për shqiptarët, aktorja Hajrie Rondo u prit disa muaj më parë në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili i dorëzoi asaj Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film, duke u shndërruar në një model frymëzimi për brezat e mëvonshëm të aktorëve.

download (4)

Rondo, duke falënderuar Bashkinë, foli për sëmundjen e vet dhe theksoi se vetëm me punë dhe vullnet mund të arrihet çdo sukses, duke përballuar edhe sfidat që sjell jeta. “Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vë- mendjen tuaj. Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur.

Ne kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqjeje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën, isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë?Erion-Veliaj-me-Hajrie-Rondon-1

Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. U lodha njëçikë, por stafi, drejtoresha, regjisorja dhe kolegët ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”, u shpreh aktorja Rondo. Sot jemi ne që shpresojmë që aktorja t’ia dalë sërish!/ Panorama

Tags: hajrie rondo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
Akuza pretendon 126 vite burg për grupin “Kokaina”, për Ermal Hoxhën kërkohen…

Akuza pretendon 126 vite burg për grupin “Kokaina”, për Ermal Hoxhën kërkohen…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera