Vanessa Hudgens është zyrtarisht e fejuar. Ajo tregoi unazën e fejesës me të cilin i propozoi partneri Cole Tucker, përmes një postimi në Instagram. Lajmet se çifti ishin fejuar nisën të qarkullonin javën e kaluar, por ata vendosën ta konfirmojnë vetëm tani.
“PO. Nuk mund të ishim më të lumtur”, ka shkruar aktorja krahas një fotoje të çiftit të lumtur në Paris dhe një foto të unazës së diamantit.

Vanessa dhe Cole u njohën në nëntor 2020. Hudgens asokohe u pa e kapur për dore me lojtarin e bejsbollit pas një takimi të tyre. Ata e bënë lidhjen zyrtare në Shën Valentinin e vitit 2021.








