Aktorja Keke Palmer postoi një video në Instagram duke shkruar se ka gjetur “ilaçin” e akneve dhe është shtatzënia. Po, e lexuat mirë, dhe Palmer e provon këtë duke treguar lëkurën më të lëmuar dhe më të pastër që ka pasur. Ajo ka folur shpesh në lidhje me përvojën e saj me aknet, veçanërisht si një efekt anësor i sindromës së vezores policistike dhe duke luftuar për të gjetur produkte që funksionojnë. “Nuk ka më pucrra. Jam këtu për t’ju njoftuar të gjithëve se kam gjetur sekretin,” tha ajo ndërsa tregoi lëkurën e saj. “Kam gjetur sekretin për të pastruar aknet e mia dhe gjejeni çfarë është: Duhet të ngeleni shtatzënë”.
Ajo u betua se kjo është lëkura më e lëmuar që ka pasur ndonjëherë. Dhe në fund, ajo bëri shaka duke thënë se do të mbetet “shtatzënë për pjesën tjetër të jetës sime” në këmbim të lëkurës së lëmuar.
View this post on Instagram








