Një nga aktoret e njohura të telenovelave ka bërë një deklaratê, e cila ka shokuar jo pak fansat e saj. Bëhet fjalë për Maritza Rodriguez, e cila ka qenë pjesë e telenovelave si ‘El rostro de Analia’, ‘Pecados Ajenes’, ‘Angel rebelde’ etj. Ajo është shprehur se motra dhe dy vëllezërit e saj janë homoseksualë prandaj ajo i ka mbrojtur gjithmonë të drejtat e tyre. “Sjellja e prindërve të mi ka qenë e admirueshme, kanë kaluar një proces të vështirë, një periudhë shoku, por e rëndësishme është se si mundën t’ia dalin ta kalojnë këtë lajm. Ata janë një shembull se si duhet të jenë prindërit. Pranim… Nuk ka të bëjë me atë që ne duam, por me atë që Zoti na sjell në jetë,” ka thënë aktorja.








