Aktorja e humorit Marjana Kondi na ka shoqëruar gjithmonë me rolet dhe batutat e saj. Prej disa kohësh ajo është më aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh me ndjekësit foto nga përditshmëria e saj.
Së fundmi Marjana ka publikuar një foto ku ka treguar çmimin më të fundit me të cilin është vlerësuar.
“Që nga dita e sotme ndaj me ju titullin “Ambasadore e Paqes” ”, ka shkruar aktorja mbi foton e publikuar.
Kush më mirë se Kondi mund ta meritonte këtë titull, pas kaq shumë vitesh kontribut në estradën shqiptare./revistawho.com