Aktorja e njohur turke, Feride Çetin, është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ajo, teksa ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur në ‘Instagram’. Aktorja 40-vjeçare është mjaft e lumtur, por nuk e ka zbuluar gjininë e bebit. Ajo kurorëzoi dy muaj më parë me martesë dashurinë e saj me skenaristin, Murat Ozer. Kujtojmë që Feride është e njohur për rolin e saj si Zehra, mamaja e Rejanit, tek seriali ‘Hercai’.