Seriali “Friends” ka shënuar një epokë televizive, por për aktoren Lisa Kudrow që kishte rolin e simpatikes Fibi, ta riprodhosh në 2017, është një lëvizje e gabuar. E ftuar në programin televiziv amerikan “Today” mohoi mbledhjen e kastit për një projekt të ri. “Nuk besoj se do të ndodhë. Do të ishte argëtuese po si do të mund të dilte? Ta mendojmë pak. Sot të gjithë personazhet duhet të jenë të rritur, të kenë krijuar familje dhe do të ishin të mërzitshëm. Nuk dua ta shikoj veten kështu”, u shpreh ajo./ revistawho.com