Një nga aktoret më të dashura shqiptare, Zamira Kita, ka bërë një rrëfim publik, që pak femra guxojnë ta bëjnë. E ftuar në emisionin e Jonida Shehut, Kita rrëfeu se kur vajza e saj ishte rritur, ajo mendoi të bënte dhe një fëmijë tjetër. Por për fat të keq kjo shtatzëni nuk shkoi mirë. Aktorja është detyruar të bëjë abort duke i humbur binjakët. “I humbëm fëmijët, u trishtuam shumë kështu që jemi fokusuar tek vajza”, u shpreh Zamira.








