Pa grim, e pa kuruar në detaje, hera herës me flokë të çrregullt që mund të duken si të pa krehur, një pamje e shkujdesur edhe në daljet publike por sërish me një imazh të bukur dhe fin. Bëhet fjalë për aktoren Olta Gixhari e cila duket se ka vendosur “të lyhet për raste”.
Nuk e dim për ju, por ne na kanë rënë në sy fotot ujë e sapun që Olta publikon në rrjetet sociale si nga përditshmëria e saj por edhe nga eventet apo daljet e saj publike.
Prej shumë kohësh ajo shfaqet e pa grimuar, me flokët tërësisht natyrale dhe veshje të shkujdesura të cilat e bëjnë artisten të duket ndryshe dhe me një imazh të pastërt.
Nuk dimë pse e ka bërë Olta këtë zgjedhje por ajo sërish duket shumë bukur brenda kornizave të natyrales që jo shumëkush do merrte guximin ti besonte vetëm asaj që i ka falur natyra për t’u shfaqur përpara aparatit apo syve të mijëra ndjekësve./revistawho.com