I ka munguar ekranit për ca kohë, për t’iu përkushtuar familjes së saj të re. Por tanimë që e ka vënë gjithçka në vijë e pasi bëri kryeveprën e saj, të bijën Viktoria, Rudina Dembacaj është gati të rikthehet. Shumë e pëlqyer nga shqiptarët, për të gjithë adhuruesit e saj ka një lajm të mirë. Dembacaj do të rikthehet në një ekran të ri e me një format gjithashtu të ri, të cilin e drejton të gjithin vetë.
Këtë herë në “Ora News” aktorja vjen me ” Mos i fol shoferit”./ revistawho.com
Pantenta amerikane e “Cash Cab” vjen për herë të parë në Shqipëri, ku do të sjellë për shikuesit humor, ‘quize’ si dhe shumë të ftuar VIP. Me Rudinën në timon mund të udhëtoni çdo të premte nga ora 22:15. Suksese aktores!/ revistawho.com