Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aktorja shqiptare tregon për luftën me kancerin: Kurrë s’u dorëzova!

15/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aktorja shqiptare tregon për luftën me kancerin: Kurrë s’u dorëzova!

Aktorja e njohur e Teatrit të Kukullave, Bakie Barboçi, i ka rritur të gjithë fëmijët me rolet e saj. Sot, ndoshta jo të gjithë ia kujtojnë portretin, por sapo të përmendsh Kokashtën, Kacamistrin apo Tipin, menjëherë të vjen në mendje kush është aktorja e madhe e Teatrit të Kukullave dhe dhjetëra rolet nepër vite. Prej mëse 12-vjetësh tashmë Bakia është në pension dhe i është përkushtuar tërësisht dy nipave, por, edhe pse sot jeton e qetë dhe e lumtur me familjen, jeta e aktores nuk ka qenë aq e thjeshtë.





E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, ajo rrëfeu për luftën e ashpër me të cilën u përball pak vite më parë. Pas një turi disamujor me fëmijët që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë në Itali, Baboçi rrëfen se konstatoi një gjendër në gji: “E konstatova, doli që ishte kancer, por nuk u tremba. Isha shumë energjike, sepse sapo kisha ardhur nga një turne i cili më mësoi shumë dhe nuk pata frikë.”

Por ndërhyrjes kirurgjikale nuk mund t’i shpëtonte, ndaj edhe nuk e zgjati periudhën e operacionit: “Mjekët më kanë dhënë shumë kurajë. Bëra operacion dhe e hoqa gjirin, sepse s’kishte zgjidhje. Por pastaj, doktoresha më tha se duhet të bëja kimioterapinë. Unë nuk e dija se si do reagonte organizmi im…”


Faza më e keqe ishte rënia e flokët. Pasi pyeti doktoreshën dhe ajo iu përgjigj se edhe mund t’i binin, Bakia tregon se as këtë moment nuk e përjetoi keq: “Kur fillova kimiot, filluan flokët të më binin. Mund të ketë shumë gra që e përjetojnë keq, por unë nuk doja ta lëshoja veten. Në një moment kur isha para pasqyrës, u shtanga. Pastaj e mblodha veten dhe thashë “unë do tremben nga flokët? Mora gërshërët, e bëra kokën tullac po kur e pashë veten….”

Ishte e pashmangshme, dy pika lot nuk i përmbante dot, por as ky moment nuk do ta vinte poshtë: “Mora një shall dhe e lidha pas kokës… të gjithë më thoshin se dukesha shumë bukur, më bënin qejfin, por unë nuk doja ta lija veten…”

Peripecitë kanë kaluar, ditët e vështira po ashtu. Pas disa muajve të gjatë kimioterapi, flokët natyrisht iu rikthyen, por edhe jeta normale si të gjithë. Sot, ajo jeton e lumtur pensionin, e rrethuar me njerëzit që do dhe e duan. Si një mesazh për të gjitha gratë që janë përballë një situate të tillë, besimi në vete është këshilla më e vlefshme që mund të japë, sepse e ka provuar vetë: asgjë nuk të vë poshtë nëse nuk do: “Të dorëzohesh? Absolutisht jo…” thotë ajo në fund duke shtuar se tanimë, ajo kohë është harruar./ Class

Tags: bakie babocibakie baboci kancer
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Damiano bëri sherr me Donjetën, por me vëllain e saj…

Damiano bëri sherr me Donjetën, por me vëllain e saj...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera