Aktorja e njohur turke, e njohur në Shqipëri për rolin e saj si “Myrvet” tek telenovela “Kurti dhe Sura” është vendosur sërish në qendër të kritikave.
Pasi u akuzua se kishte kopjuar fustanin e nusërisë të një një “kundërshatreve” të saj Neslihan Atagül, ajo është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe kësaj radhe jo për kopje por për foton e modifikuar me photoshop.
Bashkëshortja e Burak Ozçivit ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto, teksa ishte duke vështruar me ëndje pamjen qetësuese që kishte përpara. Por duket se kilet e tepërta të saj, e kanë detyruar ta fshijë foton, për ta ripostuar edhe një herë por pak më elegante.
Kjo gjë nuk i ka shpëtuar fansave të saj të cilëve nuk u ka pëlqyer aspak një veprim i tillë nga aktorja. Nëse e shikoni me vëmendje, në foton e parë krahu i aktores është paksa më trashë, por këtë gjë Fahriye e rregulloi me photoshop.
Duket se as aktoret turke nuk i rezistojnë dot photoshopit./class