Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën ditën e sdotme, për grupin e laboratorit të drogës të zbuluar në Xibrakë të Elbasanit, rreth dy vjet e gjysmë më parë. Akuza kërkon në total 126 vite burg për 9 të pandehur, mes të cilëve Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Për të u kërkuan 13 vjet heqje lirie. Në laboratorin e zbuluar në janar të 2015-ës në Xibrakë, përpunohej kokaina që më pas hidhej në treg.