Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n 16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit  16/07/2025
Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika! 16/07/2025
Paskemi dasmë! Selena dhe Benny martohen në shtator? 16/07/2025
10 sjellje që ju bëjnë të dukeni të pasigurta (sipas burrave) 15/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Akuzohet për shkatërrim prone, flet Zaimina Vasjari: Gjëra që ndodhin

23/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Akuzohet për shkatërrim prone, flet Zaimina Vasjari: Gjëra që ndodhin

Mediat shkruan pak ditë më parë se këngëtarja Zaimina Vasjari është nën hetim nga Policia, pas denoncimit që i është bërë nga një notere 39­vjeçare nga Tirana, e cila pretendon se i ka dëmtuar studion ligjore. Burimet nga Policia njoftuan se është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dosja me materialet hetimore ndaj Zajmina Ago Vasjarit, banuese në Tiranë, me arsim të lartë. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë natës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qira, rrjedhjet e ujit kanë dëmtuar studion ligjore në pronësi të Suela P. ,banuese në Tiranë”. Në deklaratën e Policisë lidhur me procedimin penal, thuhet se më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V. E pyetur rreth kësaj çështjeje, vetë këngëtarja u shpreh se: ”Nuk kam qenë në ambientin tonë të biznesit kur ka ndodhur, por nga presioni i ujit janë çarë disa tuba, gjë që ende nuk e di me saktësi si, pasi nuk jemi në Tiranë dhe ende s’e kam parë. Babai ka qenë në ambient, dhe ka parë që ka rrjedhur uji një kat më poshtë. Di të them që tek ambienti ynë nuk ka pasur dëme, dhe as tek ambienti i zonjës poshtë nesh. Vetëm pjesa e tavanit, për dëmtimin e të cilit i kemi çuar punëtorët që ta rregullojnë. Megjithatë, mund të them se nuk ishte faji i askujt, pasi janë gjëra që mund t’u ndodhin të gjithëve”, tha ajo. Procedimi ka filluar, pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambientin e marrë me qira nga shtetasja S.P., që shërben si studio ligjore, në adresën bulevardi “Gjergj Fishta”, nga apartamenti i shtetases Z.V., ka shpërthyer uji duke dëmtuar studion ligjore, që ndodhet në katin e poshtëm. U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “shkatërrim i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarës Z.V. Aktualisht artistja ndodhet jashtë vendit për koncerte, ndërkohë që ka njoftuar fansat se po përgatitet për hapjen e një biznesi të ri në Tiranë, detajet e të cilit i ka lënë ende enigmë. (Panorama)





 





Tags: akuzazaimina vasjari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n
Breaking News

Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n

16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit 
Breaking News

Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit 

16/07/2025
Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika!
Breaking News

Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika!

16/07/2025
Paskemi dasmë! Selena dhe Benny martohen në shtator?
Breaking News

Paskemi dasmë! Selena dhe Benny martohen në shtator?

16/07/2025
Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!
Breaking News

Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!

15/07/2025
“Kam adoptuar një vajzë të bukur!” Britney befason me një tjetër lajm që askush s’e priste
Breaking News

“Kam adoptuar një vajzë të bukur!” Britney befason me një tjetër lajm që askush s’e priste

15/07/2025
Next Post
Albëria flet për ndarjen e së bijës: Janë rritur bashkë, ja çfarë ndodhi

Albëria flet për ndarjen e së bijës: Janë rritur bashkë, ja çfarë ndodhi







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera