Alba Pollozhani, një nga personazhet më energjike dhe të zhurmshme të sezonit të dytë të “Ferma VIP”, duket se është pranë një vendimi të madh. Së fundmi, ajo ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga formati, duke i shtuar më shumë dramë zhvillimeve të fundit në fermë.
Gjatë një momenti emocional mbrëmë, Alba i dha një puthje në buzë Limit dhe i tha: “Kjo është gjëja e fundit që do të bëj në ‘Fermë…’”, një deklaratë që ngjalli habi dhe spekulime mbi vendimin e saj për të lënë lojën.
Burime brenda fermës bëjnë me dije se ajo ka disa ditë që e ka menduar largimin, sidomos pas prime-it të fundit ku moderatorja e përballi me një moment të vështirë: asnjë nga familjarët e saj nuk kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh mbështetës. Kjo përjetim emocional, sipas burimeve, e ka prekur shumë Albën.
Por duket se kjo nuk është e vetmja arsye që e ka tronditur balancën e saj. Së fundmi, në fermë është futur fermerja e re, Nenna, e cila ka kaluar dy netët e fundit tek ‘Fakiri’ me Limin dhe është parë mjaft e afërt me të. Kjo hyrje mund të ketë ndikuar gjithashtu në dëshirën e Albës për t’u tërhequr nga loja.
Megjithëse ajo ka deklaruar se “mban ende një inat të madh për gjithë rrjedhën e situatave brenda shtëpisë”, mbetet për t’u parë nëse Alba do ta çojë deri në fund këtë vendim apo do të zgjedhë ta luftojë betejën e saj deri në finale.