Kohët e fundit edhe vajzat kanë filluar të vendosin skedina, ndoshta jo si djemtë me shuma të mëdha, por që i janë futur asaj rruge.
Njëra prej tyre është edhe ish-konkurrentja e Big Brother, Alba Çobaj, e cila ia ka besuar fitoren Portugalisë dhe në fund ka fituar shumën 11.000 lekë, nuk është shumë, por mjaftueshëm për disa gjëra të vogla që i nevojiten një vajze.
“Kur zoti të shef në minutat e fundit”, shkruan Alba, gjithsesi vajza ju këshillojmë të qëndroni larg skedinave, nuk ka parë kush hajër prej tyre.
Ditën e djeshme Portugalia i habiti të gjithë, ajo arriti që të merrte trofeun pas fitores me rezultatin minimal ndaj Francës./JetaOshQejf